Potera: Të ndërpritet projekti i rrugës Merdar-Podujevë-Prishtinë

PodujevëPostuar: 14:00 / 23.07.2021

Anëtari i Vetëvendosjes, Ajet Potera ka kërkuar që të ndërpritet projekti i rrugës Merdare – Podujevë – Prishtinë që sipas tij është i dështuar.

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës ka thënë se nuk duhet të asfaltohet asnjë metër i kësaj rruge që sipas tij është projekt i rrezikshëm për qytetarët.

“Të ndërpritet menjëherë vazhdimi i projektit të dështuar të rrugës magjistrale Merdare – Podujevë – Prishtinë. Projekt ky që ka filluar qe shumë vite dhe nuk e ka asnjë kilometër të përfunduar! Të mos vazhdojë asnjë metër më tutje ky projekt i rrezikshëm e i dëmshëm për qytetarët e këtij vendi! Përderisa të mos riprojektohet e të riparohen pjesët – segmentet e gjysmë punuara”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se duhet të rregullohen trotuaret, sinjalistika, mbikalimet e nënkalimet.

“Të rregullohen trotuaret, ndriçimi, sinjalistika, mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse në dalje dhe kyçje. Të rregullohen urat me katër korsi, ato të vjetrat janë vetëm me dy korsi. Të rregullohen stacionet e autobusëve sepse rrugë kalon nëpërmes fshatrave ku në afërsi të rrugës ka edhe shkolla e veprimtari të ndryshme afariste”, tha Potera.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.