Prishja e trafove private shkak i ndalesa të energjisë eletrike në lagjen MAT 1

Postuar: 15:15 / 23.01.2018

KEDS njofton se dje, rreth orës 13:30 është paraqitur një prishje në një trafo private në lagjen MAT 1 të Prishtinës.

Kjo prishje ka pasur efekt zinxhiror, e cila si pasoje i ka lënë pa energji elektrike pasditen e vonë të së hënës edhe disa trafo tjera, poashtu private, njofton InfoKomuna.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur ta sanojnë pjesën më të madhe të kesaj prishjeje vetem rreth orës 1:00 pas mesnate. 

Por, dy trafo te tjera ka qenë e pamundur të kycen, pasi prishja ishte më e komplikuar dhe mori kohë. Ajo prishje është evituar sot rreth mesditës.

KEDS njofton se deri tek këto prishje ka ardhur nga mbingarkesa e ketyre trafove si pasojë e ngrohjes me energji elektrike nga të gjithë konsumatorët në atë pjesë.

Këto trafo, sic u cek më larte private, nuk janë të dedikuara per nje kapacitet kaq te larte te konsumit.

Në këtë situatë, KEDS apelon tek konsumatorët në atë pjesë që të përdorin forma alternative të ngrohjes aty ku kanë mundësi, pasi asetet energjetike të vendosura nga investitorët privatë nuk janë të dizajnuara ta përballojnë ngrohjen dhe sasinë enorme të energjisë elektrike që kërkohet për tu perdorur per ngrohje. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...