Prishtinë: Zgjerohet rrjeti i Termokosit [VIDEO]

PrishtinëPostuar: 16:04 / 22.01.2018

Nga zgjerimi i rrjetit të Termokosit pritet të përfitojnë disa lagje të Prishtinës. Qytetarët e mirëpresin këtë zgjerim, kurse zyrtarët thonë se në maj pritet të nisin punimet.

Dimri i radhës pritet t’i gjejë edhe disa lagje të tjera të kyçur me ngrohtorën e kryeqytetit. Qytetarët e Lagjes Kalbria thonë se e mirëpresin shtrirjen e Termokosit në lagjen e tyre.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Naser Canolli ka theksuar se nëse proceset e projektit të Komisionit Evropian ecin sipas parashikimeve, në maj do të nisë me punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit.

Pjesa qëndrore e Prishtinës do të jetë zona e parë ku do të ndërhyhet.

Ndërsa, zyrtar nga Komuna e Prishtinës thonë se detajet e zgjerimit të rrjetit të ngrohtorës do të kuptohen brenda pak ditësh.

Projekti për zgjërimin e rrjetit të ngrohjes do të bëhet me ndihmën e Komisionit Evopian me një fond prej 8.3 milionë euro.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.