Prizren, godet këmbësoren dhe largohet, policia kap të dyshuarin

PrizrenPostuar: 13:13 / 12.02.2019

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, në vendkalimin për këmbësorë ka goditur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Tirana” në Prizren, ku i dyshuari ka goditur këmbësoren dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...