Prizren, vendoset "Druri i vetëdijesimit" për një mjedis të pastër

PrizrenPostuar: 13:34 / 03.10.2018

Në zonën më të frekuentuar të qytetit, në sheshin Shadërvan, sot është vendosur "Druri i vetëdijesimit", në kuadër të fushatës për mjedis të pastër #GiveGreenAChance, që po implementohet nga Zyra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.

Në lansimin e tij ishin prezentë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, Shefja e Kabinetit, Krenare Koqi dhe përfaqësuesit nga Zyra e BE-së, Annette Fath-Lihic dhe Agron Osmani.

Druri i vetëdijesimit është një formë instalacioni që ka për qëllim të shfaq ndotjen që po i shkaktohet ambientit. Ky dru, që do të qëndrojë në shesh për dhjetë ditë rresht, do të krijojë hapësirë për qytetarët që t'i vënë mbeturinat dhe qeset plastike përreth tij, si një formë "dekorimi", që më pas do të shpalosë ndotjen potenciale që i bëjmë ambientit. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.