Prizreni e Caritas-i me marrëveshje për kthimin e personave të riatdhesuar

PrizrenPostuar: 13:31 / 10.05.2019

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e organizatës Caritas, Kreshnik Basha për realizimin e projektit "Kthimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes riintegrimit socio-ekonomik”.

Projekti do t'i kushtojë vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme siç janë nënat vetushqyese me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimat e dhunës familjare, viktimat e trafikimit me njerëz si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të veçantë në riintegrim.

Me anë të këtij bashkëpunimi, do të mundësohet përmirësimi i jetës në aspektin ekonomik dhe psikosocial të këtyre personave, duke organizuar trajnime në vendin e punës, duke dhënë mbështetje financiare për bizneset fillestare, asistencë mjekësore, asistencë në edukim, si dhe duke organizuar aktivitete të tjera me qëllim të përfshirjes së institucioneve lokale publike në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...