Protestë kundër fenomenit të gjakmarrjes në Ferizaj

FerizajPostuar: 11:26 / 25.02.2019

Organizata ORA në bashkëpunim me të rinjtë dhe shoqërinë civile në Ferizaj, sot do të mbajë protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Organizata nëpërmjet një njoftimi thotë se vëllavrasja së fundmi ka filluar të shqetësojë jashtë mase vendin tonë, e veçanërisht të rinjtë, që pretendojnë të ecin përpara e të jenë pjesë e shoqërisë evropiane.

“Ftojmë të gjitha t’i bashkëngjiten kësaj proteste paqësore dhe të reflektojmë së bashku kundër kësaj dukurie që po merr jetë të rinjsh dhe po shkatërron familje. Protesta mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në Ferizaj, duke filluar nga ora 11:30”.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.