Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë më 1 nëntor, kërkojnë rritje page për 100 euro

ObilicPostuar: 11:40 / 27.10.2017

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka ftuar punëtorët e kësaj korporate që të dalin protestë të mërkurën më 1 nëntor 2017, në një protestë një orëshe para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar rritjen pagave të punëtorëve të KEK-ut, shkruan Telegrafi.

“Qëllimi i protestës është: Ngritja e pagave në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët e KEK në mënyrë lineare nga 100 në start të pagës nga muaji qershor 2017, siç kanë premtuar kryeministri dhe kryeparlamentari i Kosovës. Zbatimi i Marrëveshjes Kolektive, negocimi i Marrëveshjes Sektoriale. Për shkak të shpenzimeve të rezervave të qymyrit ne SR KEK kërkojmë kompensim në të holla nga 300 për çdo punëmarrës”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i kësaj sindikate Rafet Osmani. /Telegrafi/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...