Pushimi vjetor i mjekëve lë pa shërbime pacientët e Banullës së Lipjanit

LipjanPostuar: 12:30 / 01.11.2017

Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit i është vënë dryni prej më shumë se pesë ditësh, shkaku se shumica e stafit mjekësor po e shfrytëzon pushimin vjetor, i cili u takon sipas ligjit.

Ndërkohë Komuna dhe udhëheqësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan nuk kanë arritur ta bënin zëvendësimin e stafit mjekësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët janë ankuar se shërbimet mjekësore po obligohen t’i marrin në QKMF të Lipjanit megjithëse ambulanca e tyre i plotëson kushtet teknike në këtë fshat.

Besart Banulla banorë nga ky fshat ka thënë se është shqetësuese të mos funksionojë QMF-ja derisa dhjetëra pacientë brenda ditës kanë nevojë për shërbime mjekësore. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.