Qërim hesapesh mes dy grupeve në Skenderaj, dy të lënduar rëndë

SkënderajPostuar: 11:46 / 24.01.2019

Dy persona janë lënduar rëndë si pasojë e qërimit të hesapeve mes dy grupeve rivale në Skenderaj.

Policia e Kosovës raporton se pas një zënke verbale dy personat janë rrahur të mërkurën nga tre persona të cilët janë në arrati.

“Si pasojë e rrahjes dhe lëndimeve dy viktimat pas trajtimit fillestar në qendrën shëndetësore Skenderaj, dërgohen për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas edhe në QKUK. Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.