QKMF e Prizrenit do të ofrojë kontrolle falas për sëmundjet e traktit urinar

PrizrenPostuar: 11:30 / 11.02.2020

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me datën 29.02.2020 (e shtunë) do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore (check-up) pa pagesë për sëmundje të traktit urinar.

Siç thuhet në njoftim, kontrollet përfshijnë:
1. Vizitën specialistike
2. Analizat laboratorike (CRP, Hemogram, Urea, Kreatinina, Urina, Jonogrami)
3. Tumormarkerët (PSA, AFP)
4. Ultrazërin e organeve urinare dhe prostatës.

Me këtë rast do të bëhet edhe ofrimi për herë të parë i analizës jonogrami (Na, K, Cl, Ca, Mg, P) në laboratorin e QKMF-së.

Të interesuarit për të përfituar nga këto shërbime pa pagesë duhet të caktojnë termine paraprakisht në kabinetin e ultrazërit (kati i parë) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga data 24.02.2020 deri më 28.02.2020. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.