QKMF-ja pajiset me kombibus për pacientët me hemodializë

SuharekëPostuar: 11:40 / 16.11.2017

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, sot është paisur me një automjet (kombibus) i cili do të shërbejë për bartjen e pacientëve me hemodializë deri në Prizren.

Ky automjet është i ri (2017) dhe është blerë me mjete të buxhetit komunal, prandaj kryetari i Komunës Sali Asllanaj, çelsat solemnisht ia dorëzoi drejtorit të QKMF-së, Milit Elshanit, raporton InfoKomuna.

Komuna e Suharekës ka rreth 40 pacientë me hemodializë, ndërsa nevojë për bartje kanë rreth 28 pacientë.

Kryetari Asllanaj, ka vizituar edhe ambientet ku bëhen analizat e gjakut si dhe qendrën e emërgjencës në QKMF. /InfoKomuna/