QKMF në Podujevë pajiset me mamograf digjital

PodujevëPostuar: 15:22 / 03.11.2017

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, e cila është pajisur me mamografin e digjitalizuar, që mundëson diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, kryetari i Komunës Agim Veliu, është informuar nga drejtori i QKMF-së Zaim Thaçi, për pajisjen e kësaj qendre me mamografin digjital të teknologjisë së fundit, i cili ofron mbrojtje maksimale nga efektet anësore për pacientet, raporton InfoKomuna.

Kryetari Veliu u shpreh i kënaqur që QKMF tashmë ka siguruar këtë pajisje për diagnostikim të hershëm të kancerit.

“Falë kësaj pajisjeje, femrat llapjanë më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në QKUK dhe të presin në termine të gjata për të marrë një shërbim të diagnostikimit, por këtë do ta kryejnë në QKMF në Podujevë në mamografin me aparaturë bashkëkohore dhe pa efekte anësore”, tha kryetari Veliu. /InfoKomuna/