QKMF në Prizren ofron shërbime të avancuara laboratorike

PrizrenPostuar: 16:29 / 17.01.2019

Për herë të parë në Kosovë një Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) do të ofrojë shërbime më të avancuara laboratorike.

Komuna e Prizrenit njofton se nga nesër, në QKMF do të fillojnë me shërbimet laboratorike për analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide dhe yndyrave.

Siç thuhet në njoftim, me anë të këtyre analizave qytetarët me kohë do të mund t’i parandalojnë shumë sëmundje si dhe të kursejnë para.

"Kjo është një arritje e Drejtorisë së Shëndetësisë, e cila tashmë është vendosur në objektin e QKMF-së, për të qenë më pranë personelit dhe për të pasur koordinim më të mirë me ta.", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/
 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.