QMF "Nënë Tereza" në Klinë me shërbime të veçanta për diasporën

KlinëPostuar: 16:05 / 03.07.2019

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë njofton se ka hapur sportelin e veçantë për diasporën.

"Më datë 02.07.2019, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 'Nënë Tereza', në Klinë, ka filluar me shërbimet e veçanta në 'SPORTELIN E DIASPORËS" dhe ka caktuar orarin e punës në Shërbimin Emergjent primar 24h për këtë sezon", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në Emergjencë do të jenë 2 ose 3 mjekë deri në ora 21:00, po ashtu në mjekësinë familjare do të jetë një mjekë deri në orën 21:00 në dispozicion të fëmijëve.

Zyrtarët komunalë në Klinë theksojnë se "krejt kjo po bëhet për shërbime më efikase dhe më të shpejta". /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.