Qytetari nga Ferizaj e kthen portofolin e humbur me para dhe dokumente

FerizajPostuar: 09:46 / 04.10.2021

Shyqeri Hamidi, 61 vjeçar nga Ferizaj, i pa punësuar, ka gjetur dje një portofol me para dhe dokumente të humbura tek nënkalimi.

Portofoli i përkiste Ditika Zymberit, e moshës 31 vjeçare nga Gjilani.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Hamidin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...