Rajoni i Pejës ka rritje të nivelit të sigurisë së përgjithshme

PejëPostuar: 14:19 / 14.09.2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Pejës, kolonel Shaban Shalën, shefin e hetimeve rajonale, nënkolonel Agron Hasanaj, komandantet e stacioneve policore dhe shefat e hetimeve nën kompetencë të kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua për sigurinë e përgjithshme në rajonin e Pejës  dhe objektivat të përbashkëta mes dy institucioneve në intensifikimin e metodave  për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Si rezultat i bashkëpunimit të  përbashkët, u bë e ditur se rajoni i Pejës momentalisht ka rritje të dukshme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

Kryeprokurori, Kurmehaj, u shpreh se takimet e tilla do vazhdojnë të mbahen në mënyrë të rregullt, si dhe ditëve në vijim do të hartohen strategji të përbashkëta me qëllim të luftimit sa më efikas të kriminalitetit.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.