Rasti i Kalasë së Vushtrrisë mbërrin në Prokurori

VushtrriPostuar: 15:23 / 27.07.2017

Rasti i dhënies me qira të Kalasë së Vushtrrisë ka mbërritur në organet e drejtësisë. Prokuroria e Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që të merret me këtë çështje.

Shkak është bërë një email me të cilin grupi i iniciativës qytetare “Qytetarët në mbrojtje të Kalasë”, më 19 korrik, i ishte drejtuar Prokurorisë së Shtetit që ta shqyrtojë rastin e dhënies në shfrytëzim të monumentit. Është dërguar në ditën kur Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e kishte shkëputur kontratën.

Pesë ditë më vonë kishin marrë përgjigje nga Prokuroria e Shtetit. “Qytetarët në mbrojtje të Kalasë” të mërkurën e kanë bërë publik njoftimin e nënshkruar nga prokuroi i Shtetit, Besim Kelmendi. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit më datën 19.7. 2017 ka pranuar një email nga Zyra për informim e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me një vendim të Komunës së Vushtrrisë për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.

Meqenëse, sipas emailit, vendimi është marrë nga Komuna e Vushtrrisë, të cilin territor e mbulon Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ju njoftojmë se ne e kemi dërguar këtë email në kompetencë të mëtejme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe kemi kërkuar që të veprohet me urgjencë sipas dispozitave ligjore”, shkruhet në njoftimin e nënshkruar më 24 të këtij muaji.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.