Rinovohet objekti i Qendrës Rehabilituese në Shtime

ShtimePostuar: 13:39 / 16.11.2018

Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në qytezën e Shtimes nga buxheti vetjak ka nisur rinovimin e përgjithshëm të objektit dhe modernizimin e reparteve me qëllim të trajtimit sa më të mirë të 65 pacientëve, sa ka gjithsej kjo qendër.

Pos këtyre investimeve, kjo qendër ka ndërtuar edhe një kuzhinë moderne me standarde evropiane për ushqim të pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i kësaj qendre, Miftar Zeneli, ka deklaruar se për çdo ditë po përmirësohen kushtet për trajtimin e 65 pacientëve me sëmundje mendore, ndaj me investimet e fundit po ndahen të kënaqur edhe institucionet e nivelit qendror, po ashtu edhe avokati i popullit.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...