Rivarrosen dëshmorët Izet Bushi dhe Ramadan Shiti në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 11:30 / 30.08.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të dëshmove të kombit Izet Bushi dhe Ramadan Shiti të rënë në periudha te ndryshme kohore.

Përfaqësues të institucioneve, shoqata të dala nga lufta, familjarë të familjeve të dëshmorëve dhe shumë qytetarë me respektin më të lartë u përkulën para Lapidarit, simbol i sakrificës së dëshmorëve, pikërisht në ditën e dëshmorëve të Hanit të Elezit, raporton InfoKomuna.

Këtij simboli të dëshmorëve të luftës dhe sakrificës së trevës së Hanit të Elezit iu shtuan edhe dy dëshmorë, Ramadan Shiti dhe Izet Bushi.

Me ceremonitë më të larta ushtarake trupat e dëshmorëve u përcollën nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës./InfoKomuna/