Rivotimi në Istog do të kushtojë 98 mijë e 516 euro

IstogPostuar: 14:50 / 07.12.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planifikimin buxhetor për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës se Istogut.

Sipas KQZ-së, shuma e planifikuar për këtë rivotim është 98 mijë e 516 mijë euro.

Ky buxhet u miratua mirëpo kishte pakënaqësi nga ana e anëtarëve të KQZ-së, raporton Ekonomia Online. Adnan Rrustemi dhe Betim Gjoshi kërkuan që të zbritet buxheti për informim publik në 50 % që sipas tyre është i tepërt.

Ndërsa sa i përket listave të votuesve nga diaspora, Enis Halimi, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, tha se prej 90 kërkesave sa janë gjithsejtë 85 prej votuesve kanë plotësuar kushtet për votim me postë duke përmbush kërkesat e KQZ-së, ndërsa 5 prej tyre nuk kanë dërguar informacionet e tyre në KQZ.