Romja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog

IstogPostuar: 10:48 / 11.07.2017

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rome është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Serbodran të Istogut.

“ Raportohet se viktima femër K-Rome është gjetur pa shenja jete ne shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/