Rrahje masive mes nxënësve në Podujevë, njëri përfundon në QKUK

PodujevëPostuar: 11:30 / 06.02.2018

Një rrahje masive mes nxënësish ka ndodhur dje në Orllan të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme "Aleksandër Xhuvani" në Orllan.

Nxënësit, shumica 17-18 vjeç, të ndarë në dy grupe, kanë përdorur mjete të forta në rrahje.

Sipas burimeve të Gazetës Express, 4 nxënës, N.N., A.B., D.I. dhe A.I. kanë sulmuar dy nxënës tjerë, A.M. dhe F.Sh.

Këta të fundit kanë marrë lëndime trupore dhe pasi që janë dërguar në ambulancë në Orllan e Podujevë, është dashur të shkojnë në QKUK.

Mësohet se A.M. ka marrë lëndime më të lehta trupore, kurse F.Sh. ka thyer dorën nga goditjet e shumta që ka marrë.

Policia raporton se dy nga personat të përfshirë në rrahje, janë në arrati e dy të tjerë janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K/shqiptarë kanë sulmuar me mjete të forta (shkop druri, boks të metalit) dy viktimat meshkuj K/shqiptarë. Të dyshuarit dhe viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.