Rrokulliset një cisternë me 10 tonë gaz

Fushë KosovëPostuar: 15:11 / 19.01.2018

Një cisternë me 10 tonë gaz është rrokullisur në autostradë në Fushë Kosovë. Një qytetarë ka raportuar tek Ekonomia Online, se një cisternë me 10 tonë gaz është rrokullisur në autostradë në Fushë Kosovë e cila rezulton të jetë vetë-aksident.

I lënduar ka mbetur një person, ngasësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar një rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

Veç policisë në vendin e ngjarjes janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit, kjo ngaqë ngarkesa e kësaj cisterne është e ndjeshme. Aktualisht gjithqka është nën kontroll ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi “Përderisa gjatë fazës së përplasjes nuk ka pasur ndonjë ndezje, tanimë gjasat janë te ulëta për një gjë te tillë”.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...