Rruga Kaçanik-Hani i Elezit e mbyllur për këtë javë

Hani i ElezitPostuar: 11:27 / 10.05.2018

Që nga dita e marte e kësaj jave, rruga Kaçanik-Han i Elezit është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, dje kanë vendosur që të zhvendosin pikën doganore në pikën kufitare “Glloboçicë”, në mënyrë që të mos krijohen kolona të gjata të transportuesve të mallrave dhe qytetarëve.

Indeksonline ka kontaktuar zëvendësministrin e MI-së, Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se dje janë bërë shpuarje të tokës deri në 20 metra thellësi, por që do të vazhdohet deri në 30 metra, për shkak të jostabilitetit të tokës.

“Dje kemi filluar me punë në segmentin ku kemi rrëshqitje të dheut dhe pikërisht dje kemi bërë shpimet gjeomekanike për të parë rrafshin e rrëshqitjes i cili përshkron sipërfaqen prej 150 m gjatësi dhe dje kemi bërë shpime deri në 20 m por kemi vazhduar deri në 30 m sepse nuk kemi akoma shtresë të qëndrueshme”, tha Kadriu.

Ai beson që deri në fund të kësaj jave të kenë rezultatet, e pastaj të mendohet për zgjidhjen e duhur.

“Besoj shumë se deri në fund të javës do të kemi rezultatet profesionale dhe përfundimtare, atëherë do të propozojmë zgjidhjen dhe menjëherë sanimin e gjendjes”, tha Kadriu.

Kujtojmë se kjo rrugë ka qenë ndër më të qarkullueshmet në Kosovë, e po ashtu edhe rruga me rrezikun më të lartë, për shkak të mundësisë së shembjes së dheut./Indeksonline/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...