Sekuestrohet një revole në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 12:01 / 19.01.2021

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Prishtinë në orët e mëngjesit, ndërsa i është gjetur një revole e tipit EKOL dhe tre fishekë.

Poliica e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën “Mark Isaku” është ndaluar një veturë e tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Gjatë kontrollit te pasagjeri F.O. 50-vjeçar është gjetur revole e tipit EKOL dhe tre fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për armbëmbajtje pa leje./Koha.net/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.