Shëndetësia e Vushtrrisë bëhet me qendër të veçantë për diabetin dhe hipertensionin

VushtrriPostuar: 12:27 / 19.04.2018

Në Qendrën kryesor të mjekësisë familjare në Vushtrri, sot është bërë lansimi i projektit të ofrimit të pakos së shërbimeve dhe këshillimeve për sëmundjet jo ngjitëse e në veçanti për Diabetin dhe hipertensionin.

Me rastin e përurimit të kësaj qendre të parën të këtij lloji që do të bëhet në 6 qendra të Kosovës, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Abdullahu, i cili tha se bashkë me partnerët e saj ministria e shëndetësisë por tregon se prioritet në zhvillimin e shëndetësisë ka edhe kujdesin parësor shëndetësor, për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa duke falënderuar gjithë institucionet që mundësuan krijimin e kushteve për kryerjen e këtyre shërbimeve e në veçanti Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministrinë e shëndetësisë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shprehur se Komuna do të mbështetë të gjitha iniciativat që kanë për objektiv shëndetin e qytetarëve të Vushtrrisë, për të cilin tha se është edhe prioritet i qeverisjes lokale.

Kjo pako e shërbimeve për diabet dhe hipertension, synon të përmirëson cilësinë e kujdesit shëndetësor duke vendosur standarde dhe praktika të mira ndërkombëtare si dhe të ofrojë edukim më të mirë shëndetësor për pacientët të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit dhe diabetit, por edhe atyre që tashmë janë diagnostikuar.

Në ceremoninë e kësaj qendre e cila ka edhe Shërbimin këshillimor në një hapësirë dhe me pajisje mjaftë moderne brenda QKMF në Vushtrri, kanë folur edhe përfaqësuesi i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, Bernhard Soland e cila e ka financuar këtë qendër si dhe Drejtori i Programit të Kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe cilësor AQH, Manfred Zahorka si dhe drejtoresha e QKMF-së në Vushtrri, Luljeta Zahiti-Preteni. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.