Shënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Postuar: 10:02 / 15.02.2019

Sot shënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.

UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...