Sheshi i Pejës sërish stoliset nga bizneset e jo nga Komuna

PejëPostuar: 10:42 / 19.12.2018

Sheshi i qytetit të Pejës ka filluar të marrë pamje festive në prag të festave të fundvitit me stolisjet që janë bërë nëpër lokale private, ndriçimet dhe bredhi i vendosur në mes të sheshit.

Mirëpo për këtë stolisje të sheshit, që e kanë bërë disa biznese pejane, Komuna e Pejës nuk ka kontribuuar me asnjë cent nga arka e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është viti i katërt me radhë që Komuna e Pejës nuk ka ndarë buxhet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Vitet e mëparshme Komuna e Pejës ka pasur rregullisht një kod në të cilin kanë qenë 10 mijë euro të dedikuara për stolisje të qytetit.

Edhe në vitin 2014 ky buxhet ishte planifikuar për vitin 2015, por mjetet nga ky kod ishin marrë për të paguar borxhe të komunës për kontestet e saj të humbura gjyqësore.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.