Shpërthen gypi i ujit afër “Pallatit të Rinisë”, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

PrishtinëPostuar: 09:20 / 16.07.2021

Një gyp i ujit ka shpërthyer afër “Pallatit të Rinisë”. Shkak i këtij shpërthimi lagjia “Pejton”, “Lakrishtë”, një pjesë e “Dardanisë”, rruga “Rexhep Luci” dhe “Garibaldi” kanë mbetur pa ujë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina.

“Të nderuar konsumatorë, pas njoftimit qe kemi marrë, rezulton qe linja DN 300 mm AC ka shpërthyer afër “Pallatit te Rinisë” dhe si pasoje pa furnizim me ujë kane mbetur lagjet si ne vijim: Lagjja Pejton, Lakrishte, një pjesë e Dardanisë, rr. “Rexhep Luci”, “Garibaldi”. Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina. 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...