Shtohet shërbimet shëndetësore në QKMF-në e Vitisë

VitiPostuar: 14:26 / 01.02.2019

Në laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, nga sot është e mundshme që pacientet vitias të bëjnë edhe analizën e Proteinave C Reaktive të njohur me shkurtesën (CRP), njofton InfoKomuna.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se ky lloj i analizës është shumë i rëndësishëm pasi sipas saj më të vërtetohet dhe tregohet faza akute të inflamacionit. Sipas saj me këtë lloj të analizave profesionistëve shëndetësor ju lehtëson puna për diagnostikim.

Ajo bënë po ashtu me dije se falë donacionit të mërgimtarit, Mejdi Shabiu nga fshati Gjylekar laboratori i QKMF-së së Vitisë, është furnizuar edhe me një aparaturë Centrifugë si dhe një aparat për përzierje të gjakut.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...