Skenderaj përfiton 20 shtëpi për familjet nevojtare

SkënderajPostuar: 16:14 / 18.04.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm zv/ministri, Milazim Gashi.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u shpalos programi nga Ministria për Komunitete dhe Kthim për ndarjen e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës.

Komuna e Skenderajt ka përfituar 20 shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt.

Kryetari Jashari e falënderoi zv/ministrin Gashi për këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët. /InfoKomuna/