Skenderaj përfundon dëgjimet për buxhetin 2019

SkënderajPostuar: 20:27 / 23.08.2018

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me publikun në komunën e Skenderajt, të cilat kanë nisur në mesin e muajit korrik.

Në dëgjimin e fundit buxhetor kanë qenë të ftuar rinia, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Skenderaj.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili bashkë me drejtorin Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Mehmet Berisha, si bartës kryesorë të procesit të dëgjimeve, pasi ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto dëgjime, ka përmend disa projekte kapitale që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, e që janë në funksion të realizimit të aktiviteteve rinore.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe rinia kanë paraqitur kërkesa për investime në kulturë, hapësira rekreative, biblioteka dhe projekte të tjera.

Kryetari Jashari është zotuar që do t’i marrë në konsideratë kërkesat që kanë dal nga këto dëgjime, dhe do të përfshihen sipas rëndësisë në buxhetin e vitit 2019. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.