Sot asnjë autobus nuk u nis nga Stacioni i Prishtinës

PrishtinëPostuar: 13:45 / 18.09.2017

Pronarët e autobusëve që kanë linja përreth Kosovës, janë duke protestuar brenda Stacionit të Autobusëve.

Koha.net ka mësuar se kjo protestë po ndodh si shkak i një vendimi që ka marrë Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve.

TV Arta ka njoftuar se agjencitë e këtyre autobusëve që kanë linja nëpër Kosovë, po kundërshtojnë vendimin e tyre që udhëtarët të paguajnë biletat brenda nëpër sportele.

Këta shoferë, sot nuk kanë qarkulluar në asnjë drejtim.

Brenda Stacionit të Autobusëve, është i pranishëm edhe një numër i madh i njësiteve policore duke e përcjellë protestën.

Ndërkaq TV Arta raporton se të gjithë udhëtarët të cilët nuk posedonin bileta, policia i ka larguar nga autobusët.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.