Sqaron Komuna e Malishevës: Janë 329 raste të thumbuar nga rriqrat e jo 811

MalishevëPostuar: 13:33 / 27.05.2020

Shtabi Komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sqaron opinion se lajmi i dhënë në disa medie se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojnë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend.

"Ju bëjmë me dije, se në Komunën e Malishevës, nuk janë 811 raste të thumbuar nga rriqrat, por janë 336 raste, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe 7 raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës", thuhet në reagimin e Komunës së Malishevës.

Më tej theksohet se në zonat e cilësuara si zona endemike, është duke u bërë dezinsektimi kundër rriqrave, të cilët janë bartës së virusit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe ky proces është duke shkuar shumë mirë. Problem mbetet procesi i repelimit të kafshëve (obligim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës), pasi repelimi ndikon drejtpërdrejtë në ndërprerjen e ciklit të rriqrat dhe parandalon bartjen e rriqrave nga fusha në shtëpi, apo nga kafshët shtëpiake tek njeriu.

"Numri i të pickuarve nga rriqrat është përafërsisht i njëjtë me vitin paraprak, pasi siç e cekëm më lartë, nuk është bërë repelimi as vitin e kaluar dhe as këtë vit", thuhet në reagim.

"Momentalisht asnjë person nuk është i prekur me EHKK dhe ky është viti i shtatë me radhë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe viti i gjashtë që nuk kemi raste të infektimit me EHKK në Komunën e Malishevës.", theksohet në sqarim. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...