Suhareka do të shënojë Ditën e Tokës me pastrim të mjedisit

SuharekëPostuar: 11:07 / 16.04.2018

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të drejtorëve që u mbajt sot, u diskutua për shënimin e Ditës së Tokës e cila është me 22 prill. Në kuadër të kësaj date u tha se do të fillojë një aksion i madh i pastrimit të mbeturinave në tërë territorin e Komunës. Kështu, kryetari Muharremaj ka urdhëruar stafin e drejtorëve që të angazhohen në këtë aksion i cili do të mbahet dy ditë.

Të enjten (19 prill), do të bëhet pastrimi i të gjitha deponive ilegale me mbeturina të ngurta, ku siç u tha në takim ka mbi 80 deponi ilegale dhe ate në secilin fshat të Komunës.

Pjesë e këtij aksioni do të jenë edhe Shoqata e bisnesëve të Suharekës, kompanitë private, OJQ-të dhe institucionet e ndryshme publike dhe private.

Ndërsa aksionit të pastrimit dhe largimit të mbeturinave nga rrugët dhe sheshet e çdo cepi të territorit të Komunës do ti bashkëngjiten edhe rreth 7000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës.

Për përgatitjet dhe masat që do të merrën gjatë dy ditëve të pastrimit do të diskutohet sot në Këshillin Organizativ për shënimin e Ditës së Tokës, takim ky që është ftuar sot për orën 11.00. /InfoKomuna/