Tahiri: Të largohet balotazhi

Postuar: 09:43 / 17.11.2017

Besnik Tahiri, ekspert i pushtetit lokal në Rubikon të KTV-së, insistoi në nevojën për ndryshim te sistemit për zgjedhje lokale në vend.

Kjo nënkupton largimin e raundit të dytë të zgjedhjeve - balotazhit.

“Largimi i balotazhit nënkupton dobësimin e partive më te vogla. Në qoftë se e shohim në mënyrë ma reale numrin e votuesve atëherë shohim se ky numër është i fryrë, nuk është real”, ka thënë ai.

Tahiri, ish-kandidat për të parin e Prishtinës, shpjegoi se si do te dukeshin zgjedhjet pa raundin e dytë.

“Atëherë kur dihet se nuk ka raund të dytë, partitë mund t’i bëjnë koalicionet në raundin e parë dhe qytetarët do të njohin kandidatët e tyre dhe koalicionet”, ka thënë Tahiri. “Kur po shkojmë në balotazh po kemi koalicione në mes të partive të cilat lidhen për ndarjen e pushtetit dhe jo harmonizimit të programit, çka i bie se roli i kryetarit po minimizohet shumë”.

“E para nuk po ka ndryshim të madh dhe e dyta po shpenzohet buxhet, e treta nuk po mund ta ndash kohën prej raundit të parë dhe e katërta është se po lidhen koalicionet edhe pse në raundin e parë po bëhen kërsh mes vete e pastaj bashkohen”, sqaroi Tahiri.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...