Tahiri: Vushtrria partner i ngushtë i USAID-it

VushtrriPostuar: 15:22 / 11.01.2018

Drejtues të USAID-it, Programit për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), program ky i vlerësuar si më i rëndësishmi që është duke e zhvilluar aktualisht në Kosovë nga USAID-i me mbështetjen e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, janë pritur sot nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe drejtues tjerë të Komunës së Vushtrrisë.

Menaxheri i projekteve në USAID, Jeton Cana, tha se me drejtuesit e rinj të Komunës së Vushtrrisë pret bashkëpunim të ngushtë në zbatimin e këtij projekti 5-vjeçar që është duke u zhvilluar në vetëm pesë komuna të Kosovës, që pritet të jenë model jo vetëm për komunat tjera por edhe për qeverinë qendrore, në fushën e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike, transmeton InfoKomuna.

Cana tha se Vushtrria nuk është përzgjedhur rastësisht në mesin e 5 komunave, në konkurrencë edhe me komuna të mëdha, pasi ka arritur rezultate të mira në transparencë, ka shprehur vullnet politik në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, dhe  është partner i rëndësishëm i USAID-it

Edhe drejtori i programit TEAM, Stephen Carpenter tha se transparenca e plotë dhe llogaridhënia në menaxhimin e parasë publike, konkretisht në prokurim është objektivi kryesor i këtij projekti.

Nga ana tjetër, duke falënderuar USAID-in për gjithë mbështetjen e deritanishme që i kanë Komunës së Vushtrrisë, kryetari Xhafer Tahiri është zotuar për bashkëpunim të ngushtë por edhe përkushtim të administratës komunale në përmbushjen e këtyre objektivave që janë parakusht themelor për zhvillimin e përgjithshëm të Vushtrrisë.

Nga ky takim kryetari Tahiri përmes përfaqësuesve të USAID-it i ka bërë ftesë si Ambasadorit të ShBA-së por edhe drejtorit të USAID-it që ta vizitojnë qytetin e Vushtrrisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu, tha se do të vazhdoj rritja e transparencës të punës së Kuvendin Komunal.

Ndërsa nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, tha se kjo mbështetje e USAID-it po përkon edhe me zotimet e administratës komunale për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.