Të mërkurën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Postuar: 11:39 / 15.12.2017

Të mërkurën me fillim nga ora 11 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, tha se duke pas parasysh që ky është një projekt i shumë i madhe dhe shumë i rëndësishëm për vendin do të ishte mirë që të ishin prezent edhe kabineti qeveritar.

Ai bëri të ditur se në këtë ceremoni ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryetarët e partive politike në Kosovë.Projekti do të kushtoj mbi 1 miliard euro, kurse ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm e do të përfundoj në vitin 2023. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.

Me komponentë e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës. Termocentrali i ri do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...