Të premten Podujeva mban takim konsultativ për Hartën Zonale

PodujevëPostuar: 15:14 / 12.04.2018

Kuvendi Komunal i Podujevës, nesër mban takimin konsultativ me qëllim të prezantimit të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK) dhe shkëmbim të opinioneve për të mundësuar gjithëpërfshirjen e palëve të interesit në programe, projekte dhe strategji të ndryshme gjatë hartimit të HZK.

Gjatë këtij takimi synohet të Ekipit Këshillues i Komunitetit (EKK) i cili përbehet nga administratorë fshati, shoqëria civile, bashkësia fetare, sektori privat/bizneset, të njoftohen me përgjegjësitë dhe detyrat gjatë hartimit të hartës.

Pjesëmarrës në këtë takim konsultativ do të jenë përfaqësues të drejtorive të Komunës së Podujevës, përfaqësues nga GIZ, administrator të fshatrave të Komunës së Podujevës, përfaqësues nga sektori privat, ndërmarrjet publike, komuniteti fetar, shoqëria civile, bizneset dhe mediat. /InfoKomuna/