Të reshurat e shiut dëmtojnë kulturat bujqësore në Drenas

GllogocPostuar: 14:43 / 22.05.2018

Si pasojë e të reshurave të furishme të shiut të mbrëmjes së të hënes, të përcjella edhe më breshër të rrëmbyeshëm, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në shumë fshatra të Komunës së Drenasit.

Komuna njofton se rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore, ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat; Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...