Thjeshtëzohen procedurat e Komunave në përballimin me COVID-19

Postuar: 22:07 / 25.03.2020

Instituti KLGI vlerëson Qarkoren Ligjore për Zbatimin e Vendimeve të Qeverisë për Parandalimin e Virusit COVID-19, lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Kjo qarkore, liston masat që parashihen me vendimet e qeverisë për parandalimin e COVID-19, për më tepër pezullon proceduarat administrative të shqyrtimit të ligjshmërisë të akteve komunale, të cilat ndërlidhen me aspektet financiare për ta trajtuar situatën e emergjencës shëndetësore, përcjell InfoKomuna.

Për më tepër, MAPL për të parandaluar rrezikun e shpërndarjes së COVID-19, mundëson që Administrata Komunale të mund të komunikojë nëpërmjet video-konferencave, dhe po ashtu që vendimmarrja të mund të ndodhë në hapësira të hapura që shmangin rrezikun.

Kjo Qarkore Ligjore, vjen në një moment të rëndësishëm kur Kuvendet Komunale, e kanë të nevojshme të marrin vendime për bartjen e mjeteve buxhetore sipas legjislacionit në fuqi në nën-progame buxhetore në masën 5% për menaxhimin e situatës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.