Thyhen QMF-të në Tunel të Parë dhe Koshtovë të Mitrovicës, vidhen disa pajisje mjekësore

MitrovicëPostuar: 18:24 / 08.04.2020

Persona të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe Koshtovë të Mitrovicës.

Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marrë organet e rendit dhe ligjit, raporton KP.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë.

Barani apelon te të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në parandalimin e COVID-19, pasi që institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie për kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...