Tri vajza vdesin në një aksident në Istog

IstogPostuar: 10:24 / 20.02.2018

Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog - Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat

Rreth orës 23:00, mbrëmë në magjistralen Istog - Pejë, përkatësisht në fshatin Baicë janë përplasur dy vetura. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia.

Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pasagjerët tjerë.

Viktimat u dërguan në spitalin e Pejës ku u konstatua nga mjeku kujdestar se dy femra janë pa shenja jete, ndërsa, njëra nga to ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Trupat e pajetë me urdhër të prokurorit u janë liruar familjarëve.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.