Ujëvarat e Mirushës vërshohen nga mbeturinat

MalishevëPostuar: 14:23 / 26.09.2018

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore e turistike.

Dhe në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfoâ€Âhidrologjik.

Mirëpo, përveç peizazheve të kësaj bukurie të rrallë natyrore, Ujëvarave të Mirushës po u shtohet edhe një peizazh tjetër i shëmtuar nga mbeturinat që po i hedhin qytetarët kur vizitojnë ato mrekulli të natyrës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto mbeturina tek Ujëvara e Mirushës i kishin rënë në sy edhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Rrugës te Ujëvara e Mirushës kam parë plotë shishe të plastikës...” Këto komente ai i ka bërë një ditë më parë gjatë lansimit të fushatës tremujore për Mjedisin dhe Javës në Diplomaci për Klimë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ujëvara e Mirushës dhe sipërfaqet e saj përreth shtrihen në tri komuna, por kryesisht në territorin e Komunës së Malishevës dhe asaj të Klinës.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.