Vazhdojnë investimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:42 / 22.08.2017

Është duke vazhduar pjesa e dytë e rregullimit të trotuarit në fshatin Begracë, pas përfundimit të pjesës së parë vitin e kaluar.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan nga afër venpunishten ku punimet janë në përfundim e sipër, raporton InfoKomuna.

Kryetari Ilazi tha se përmes implementimit të këtij projekti do të krijohen kushte më të mira në infrastrukturë, dhe do të ndihmohet në sigurinë e nxënësve të cilët gravitojnë këtë pjesë për të shkuar deri tek shkolla.

Menaxheri i projektit Rifat Muqa, tha se projekti “Ndërtimi i trotuarit në fshatin Begracë” është investim i tërësishëm nga buxheti komunal.

Projekti do të kushtoj 11 mijë 840 euro, ndërsa gjatësia e trotuarit do të jetë 200 metra kurse gjerësia 1.4 metra. Vitin e kaluar është shtruar pjesa e parë e trotuarit, projekt i financuar nga DEMOS dhe Komuna e Kaçanikut. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.