Vehapi viziton projektet në Kramovik, Qifllak dhe Guri i Kuq

RahovecPostuar: 09:16 / 17.07.2017

Vazhdojnë investimet nga buxheti i Komunës së Rahovecit për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e Komunës, transmeton InfoKomuna.

Realizimin e këtyre  projekteve të cilat janë duke u realizuar në fshatrat Kramovik, Qifllak dhe Guri i Kuq, nga afër i ka parë edhe Idriz Vehapi kryetari i Komunës së Rahovecit.

Projektet e vizituara nga ana e Kryetarit Vehapi janë: rregullimi i objekti të ri të ShFMU “ Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik dhe rregullimin e rrugëve fushore në fshatrat Qifllak dhe Guri i Kuq.

Kryetari Vehapi, i ka premtuar banorët e këtyre fshatrave, se nga buxheti Komunal do të realizohen edhe projekte të tjera të cilat janë në të mirë të banorëve.

/InfoKomuna/