Veliu kërkon nga drejtorët angazhim në realizimin e projekteve të planifikuara

PodujevëPostuar: 15:20 / 26.04.2019

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Podujevës ka mbajtur takimin ku ka biseduar lidhur me dinamikën e realizimit të projekteve të planifikuara dhe procedimin e tyre.

Kryetari Agim Veliu kërkoi angazhim nga drejtorët që të iniciojnë procedurat në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të planifikuara.

Kryetari gjithashtu kërkoi respektimin afateve kohore dhe mbikëqyrje sistematike të cilësisë së kryerjes së punëve nga operatorët ekonomikë.

Gjithashtu nga drejtorët u kërkua që të identifikohen nevojat dhe kërkesat shtesë për investime dhe të njëjtat të përcillen edhe në ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës.

Drejtorë prezantuan ecurinë e projekteve që kanë filluar të realizohen dhe ato që janë të planifikuara për këtë vit dhe dinamikën e paraparë për realizimin e tyre. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.