Vërshojnë ujërat e zeza nga kanalizimi i bllokuar në Istog

IstogPostuar: 13:05 / 30.11.2018

Banorët e fshatit Rakosh të Istogut kanë ngritur shqetësimet e tyre për ujërat e zeza që kanë vërshuar rrugën dhe oborret e shtëpive, që kanë dalë nga bllokimi i gypit të kanalizimit.

Mehmet Arifaj, banor i këtij fshati tregon se ka më shumë se dhjetë ditë që po përballen me problemin e ndotjes nga kanalizimi.

“E kemi një problem nga ndotja prej kanalizimit. Ka dhjetë ditë që është bllokuar kanalizimi, uji ka vërshuar rrugën dhe ka filluar të futet edhe nëpër oborre shtëpish. Kjo është hera e dytë që shfaqet po i njëjti problem në të njëjtin vend, shkruan sot Koha Ditore.

E kemi raportuar rastin në Komunë, por qe dhjetë ditë nuk ka qenë kush me rregullue këtë problem”, thotë Arifaj. Gypi i kanalizimit sipas tij është bllokuar edhe nga banorë të pakujdesshëm të fshatit, që po hedhin çdo gjë në kanalizim.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...