Vetëvendosje dhe Nisma arrijnë marrëveshje për koalicion në Prizren

PrizrenPostuar: 10:34 / 10.11.2017

Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën sot në Prizren, në ora 14:30 do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 19 nëntor.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin kandidati për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka si dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Haskuka tha se marrëveshja do të bëhet publike në një konferencë për media.

“Po është e vërtet që kemi arrit marrëveshje me Nismën. Në konferencëN për media do ta bëjmë publike”, konfirmoi Haskuka.

Edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha tha se marrëveshja do të nënshkruhet në orën 14:30.

“Po, do të nënshkruajmë marrëveshje me Vetëvendosjen sot në orën 14:30”, ka pohuar ai.